Si ra në pranga efektivi i Operacionales, veprimet gjatë shkëmbimit të kokainës
Hetimet për përplasjen e policisë me një grup trafikantësh, mbrëmjen e së enjtes, zbuluan edhe rolin aktiv të një punonjësi policie në tregtinë e drogës. Ervis Shkurta efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u vu në pranga nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore.
Ai rezulton me lidhje të ngushtë shoqërore me njërin prej personave të arrestuar, ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e 1 kg e dyshuar kokainë, si dhe ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike.
Sipas burimeve ka qenë zbërthimi i celularëve të personave të arrestuar që ka zbuluar rolin e punonjësit operacional të policisë në trafikun e drogës.
Sipas të dhënave ai ka përdorur një nr. anglez për të komunikuar për blerjen e drogës dhe në momentin e ndërhyrjes së policisë ka qënë i pranishëm në zonë duke lajmëruar të largoheshin disa persona të tjerë.
Gjatë operacionit të së enjtes, policia plagosi Eneo Sulejmanaj i cili nuk iu bind urdhrave të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e agjentëve të antidrogës, ndërsa në makinën ku ndodheshin edhe Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj u gjet 1 kg kokainë e presuar me mbishkrimin AP.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq