Shkoi të hidhte mbeturinat në lumë, rrëshket dhe mbytet i moshuari
Një 77-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të shtune në ujërat e lumit Buna në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se i moshuari ka shkuar në bregun e lumit për të hedhur mbeturina, por aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në ujë.
Policia bën me dije se dyshohet se 77-vjeçari është mbytur dhe nuk ka mundur të dalë nga ujërat e lumit.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.
“Rreth orës 15:30, në bregun e lumit Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Dajç, i cili dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit, kur po hidhte mbeturina, dhe është mbytur. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta