Arrestohet Jorgo Goro, kryebashkiaku në detyrë i Himarës
Jorgo Goro i cili vazhdon të funksionojë si kryebashkiak i Himarës, ndonëse humbi zgjedhjet më 14 maj, është arrestuar këtë të shtunë. Arrestimi i tij ka ardhur pas një kallëzimi penal të bërë nga Fredi Beleri për tjetërsim pronash.
Në pranga raportohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë.
Kujtojmë se më herët Goro është thirrur katër herë në SPAK në muajt e fundit, pasi janë ngritur disa dyshime në lidhje me shkeljen e barazisë në tendera por edhe me investime të caktuara në qytetin e Himarës, gjatë kohës ku Goro mbante postin dhe mandatin e tretë të kryebashkikakut të Himarës.
Këtyre gjetjeve, i është bashkangjitur edhe një kallëzim nga Fredi Beleri, i cili nga paraburgimi ka përforcuar zërat jo vetëm për shpërdorim detyre, por këmbëngul se ka edhe shkelje të tjera në lidhje me detyrën dhe kompetencat e Goros si kryebashkiak i Himarës.
Për këtë kallëzim në SPAK u pyet dhe bashkëshorti ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi ish-deputet i PS. Ndërkohë më herët SPAK ka sekuetruar sipërfaqen e tokës prej rreth 5 mijë metrash katror. Bëhet me dije se kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar me vendim gjykate.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për fuqi të lartë motorike, Policia Kufitare në Ksamil bllokon 8 mjete ujore pas vdekjes së 22-vjeçarit
Kanabis në formë karameleje, Hita letër ministres Kumbaro: Informoni stafin mësimdhënës dhe nxënësit për rrezikun
Aksion tjetër i Prokurorisë dhe policisë, goditen call-centerat në Tiranë! Bashkëpunim me autoritetet austriake
- 17:54 Greqia raporton gjashtë shkelje të hapësirës ajrore nga avionët turq në Egje, dy F-16 ishin të armatosur
- 17:51 Gana apelon vendimin e Kanadasë për refuzimin e vizës së Partey për Kupën e Botës
- 17:45 Inteligjenca amerikane vlerëson: Irani mund të bllokojë Ngushticën e Hormuzit sipas dëshirës
- 17:43 Fregata ruse qëllon me armë zjarri jahtin britanik në Kanalin e La Manshit
- 17:34 Kanadaja rrit presionin ndaj Moskës, vendos 162 sanksione të reja kundër Rusisë
- 17:27 Raporti: Mediat sociale, burimi kryesor i lajmeve në botë të nxitura nga të rinjtë dhe inteligjenca artificiale