Ligji për Zonat e Mbrojtura, operatorët në Pustec: I jep prespektivë Prespës
Operatorët turistikë në Pustec e shohin pozitivisht ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura. Sipas tyre, ligji i ri i jep perspektivë Prespës.
Fshatrat e bashkisë Pustec ndodhen brenda Parkut Kombëtar të Prespës. Sipas banorëve duke qenë brenda këtij parku, e kanë pasur të kufizuar zhvillimin turistik të zonës. Në këto kushte, për operatorët turistik ka qenë e pamundur të drejtohen drejt turizmit dhe përmirësimit të infrastrukturës turistike, përfshi këtu dhe plazhet.
Kiço Ago është një nga operatorët më të vjetër të zonës i cili e sheh pozitive ndryshimin e ligjit për zonat e Mbrojtura, pasi deri në këto momente e ka patur të pamundur të zhvillimin e biznesit të tij.
“Jemi shumë të kënaqur me ligjin e ri. Ligji i ri i jep perspektivë Prespës pasi ishte e izoluar komplet, tani shpresojmë që kjo zonë e dhuruar nga Zoti të bëhet diçka e mirë. Ne personalisht kemi 25 vite, nuk lejohej të legalizonim lokalin, tani besojmë në emër të ligjit parlamentar të ri themi Prespa duke rregulluar infrastrukturën do marrë rrugën e mbarë”, deklaroi Ago.
Në të njëjtën linjë është edhe specialisti i turizmit Llazo Stojan kur thotë se ndryshimi i ligjit pritet së pari të krijojë klimën e duhur operatorëve vendas por edhe të tërheqë investitorë të huaj.
“Si banor i këtij komuniteti mendoj që ndrshumi i ligjit mund të jetë dritë jeshile që Prespa të tërheqë fluks investimesh. Këtë shprese kanë dhe banorët. Me ligjin e vjetër si zonë e mbrojtur nuk lejohej investimi nga vet banorët, ose e nga jashtë, investimet në Prespë kufizoheshin. Me këto ndryshime, mendoj që u hap mundësia “, tha Stojan.
Bashkia e Pustecit përbëhet nga 9 fshatra nga 5100 banorë ku 5 prej fshatrave lagen nga ujërat e liqenit të Prespës, fshatra të cilat janë brenda Parkut Kombëtar. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në këto fshatra buzë liqenore ka 9 bujtina, hotele dhe restorante.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni