“Do ikë 1 kokë e madhe”- Kulla për sulmin në Moskë: FSB dështoi! Do dalin gjëra…
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku zbuloi detaje të pathëna nga sulmi terrorist i ndodhur në Moskë të premten dhe ku janë vrarë së paku 140 persona.
Kulla tha se sulmi ishte paralajmëruar nga ambsadat e huaja dhe shërbimi informativ rus duket se dështoi totalisht.
Sipas tij, sulmi mund të sjellë dhe shkarkimin e kreut të FSB, pasi dikush duhet të mbajë përgjegjësi për masat që nuk u morën në kohë.
“FSB është në siklet të madh sepse ishte një ngjarje e paralajmëruar dhe nga amerikanët dhe nga ambasada të tjera dhe masat nuk janë marrë. Duke qenë se ishin dhe zgjedhjet pati një nënvlerësim, duke thënë ne jemi vend i sigurt nuk na bëjnë dot gjë. Pra FSB është në siklet të madh pasi kjo ngjarje do hajë një nga kokat e krerëve më të mëdhenj të FSB, ndoshta dhe kokën e më të madhit të vetë Petrushevit.
Nga kjo pikëpamje ata do duan ta faturojnë diku përgjegjësinë, por përgjegjësinë kryesore e kanë vetë, sepse kjo ishte një ngjarje që duhej paralajmëruar”, tha Kulla.
Kulla përjashtoi mundësinë që sulmi të jetë organizuar dhe orkestruar nga Ukraina.
“Në javët e ardhshme hetimet e tjera do të nxjerrin gjëra të cilat ne nuk i kemi parë, ashtu sikurse nuk përjashtpohet mundësia e sulmeve të reja. Kanë qenë kaq të përgatitur sa dhe presidenti Putin foli pas 24-orësh.
Nuk është një sulm ukrians dhe nuk është në stilin e Ukrainës dhe nuk mund ta bëj dot Ukraina”, tha Kulla.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë
- 21:00 Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
- 20:46 Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda