“Mblidhnin gëzhojat”- Gazetari nga Moska: S’ishin terroristë, dyshimet si u larguan
Gazetari Misha Pumo ishte këtë të shtunë i ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Review” në Euronews Albania, ku zbuloi detaje nga sulmi terrorist i ndodhur në Moskë të premten dhe ku janë vrarë së paku 140 persona.
Pumo tha se është fakt që terroristët janë larguar drejt Ukrainës, por ai shtoi se kjo nuk do të thotë detyrimisht që ata janë të lidhur me shërbimin sekret ukrainas.
Sipas gazetarit, sulmuesit nuk ishin terroristë klasikë të Alkaedës, pasi ata nuk kishin në plan të martirizoheshin, por kishin si synim të largoheshin dhe të mos linin gjurmë pas masakrës.
“Alkaeda klasike fillojnë dhe eksitohen dhe ulërasin “Allahu Akbar”. Këta nuk ishin martir që kishin vendosur të vdisnin. Ata mblidhnin dhe gëzhojat. Kishin një person që vente nga mbrapa pasi qëllononin dhe mblidhnin dhe gëzhojat, pasi ata mendonin se do shpëtonin. Nuk donin të linin gjurmë. Si mundën të largoheshin kaq larg nga Moska duke marrë parasysh atë kontroll të rreptë që ka Moska. Forcat Speciale Ruse nuk janë neglizhente, përkundrazi ky kontroll i rreptë e mba këtë pushtet.
Pse iku kaq larg makina me terroristët, këtu mendoj se forcat ruse i kanë lejuar të ikinin për të parë sa larg do shkonin dhe krahu që do merrnin dhe me kë ishin lidhur. Që ata u drejtuan në Ukrainë, ky është fakt, që ata kanë lidhje me forcat e shërbimit sekret ukrainas nuk është fakt. Nuk mund të provohet dhe kjo, pasi nëse një terrorist do të largohet nga Rusia, ku do ai të shkojë në ukrainë”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit