Çmimi i Madh i Australisë, fiton Sainz ndalet Verstappen
Carlos Sainz dhe Ferrari dominuan të parën garë jo Red Bull të sezonit në Australian Grand Prix. Gjithçka pas problemit me frenat e pasme në makinën e Max Verstappen, që detyruan kampionin në fuqi të tërhiqej pas 3 xhirove nga fillimi.
Në përpjekje për të barazuar rekordin e 10-të fitoreve radhazi, Verstappen bëri nisjen perfekte por shumë shpejt kuptoi se frenat e pasme në të djathtë nuk po ftoheshin, çka çoi fillimisht në humbjen e kreut në favor të Sainz dhe më pas në përfundimin e parakohshëm të garës.

Sainz nuk humbi asnjë sekondë dhe pas marrjes së kreut zhvilloi garën perfekte në mungesë të Verstappen duke lënë pas Charles Leclerc, Lando Norris dhe heroin vendas Oscar Piastri. Kjo ishte fitorja e 3-të në karrierën në F1, pas sukseseve në Britaninë e Madhe në vitin 2021 dhe Singapor vitin e kaluar.

Kjo ishte gara e 1-rë që Ferrari çoi dy pilotë në vendet 1-2 pas startit të botërorit të shkuar. Në përpjekje për të marrë vendin e 6-të nga Fernando Alonso, George Russell pësoi një aksident dramatik, 2 xhiro nga fundi duke plotësuar fundjavën zhgënjyese të Mercedes.

7 herë kampioni i botës u largua pas Verstappen pas problemeve me motorin dhe e ndoqi garën në bokse përkrah drejtuesit Totto Wolf. Gara e radhës do të jetë në fundjavën e parë të muajit prill, në Japoni dhe si zakonisht do të transmetohet në Euronews Albania dhe IN Radio në 105.7 mhz.
Renditja e Çmimit të Madh të Australisë
- Carlos Sainz FERRARI 1:20:26.843
- Charles Leclerc FERRARI +2.366s
- Lando Norris MCLAREN MERCEDES +5.904s
- Oscar Piastri MCLAREN MERCEDES +35.770s
- Sergio Perez RED BULL RACING HONDA +56.309s
- Fernando Alonso ASTON MARTIN ARAMCO MERCEDES +80.992s
- Lance Stroll ASTON MARTIN ARAMCO MERCEDES +93.222s
- Yuki Tsunoda RB HONDA RBPT +95.601s
- Nico Hulkenberg HAAS FERRARI +104.553s
- Kevin Magnussen HAAS FERRARI +1 xhiro
- Alexander Albon ËILLIAMS MERCEDES +1 xhiro
- Daniel Ricciardo RB HONDA RBPT +1 xhiro
- Pierre Gasly ALPINE RENAULT +1 xhiro
- Valtteri Bottas KICK SAUBER FERRARI +1xhiro
- Zhou Guanyu KICK SAUBER FERRARI +1 xhiro
- Esteban Ocon ALPINE RENAULT +1xhiro
- George Russell MERCEDES
- Lewis Hamilton MERCEDES
- Max Verstappen
Klasifikimi i pilotëve
- Max Verstappen (Red Bull) 51 pikë
- Charles Leclerc (Ferrari) 47
- Sergio Perez (Red Bull) 46
- Carlos Sainz (Ferrari) 40
- Oscar Piastri (McLaren) 28
- Lando Norris (McLaren) 27
- Fernando Alonso (Aston Martin) 20
- George Russell (Mercedes) 18
- Lewis Hamilton (Mercedes) 8
- Lance Stroll (Aston Martin) 7
- Oliver Bearman (Ferrari) 6
- Yuki Tsunoda (Racing Bulls) 4
- Nico Hulkenberg (Haas) 3
- Kevin Magnussen (Haas) 1
Klasifikimi i konstruktorëve
- Red Bull 97 pikë
- Ferrari 93
- McLaren 55
- Aston Martin 27
- Mercedes 26
- Haas 4
- Racing Bulls 4
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta