Artistët promovojnë Gjirokastrën/ Hedhin në telajo shtëpitë e gurta
Me qëllim promovimin e qytetit, artistët kanë hedhur në telajo apo formësuar në skulptura qytetin muze me shtëpitë e gurta dhe rrugët e kalldrëmta.
Në ekspozitat në pikturë dhe skulpturë të çelura në Gjirokastër motivet nga qyteti i gurtë zënë një vend të veçantë. Artistët plot dëshirë dhe talent kanë hedhur në telajo apo formësuar në skulptura qytetin muze me shtëpitë e gurta dhe rrugët e kalldrëmta. Jashtë krijimtarisë së tyre nuk ngelen edhe simbole të tilla si kalaja apo Pazari karakteristik duke bërë që krahas vlerave artistike të promovohen edhe resurset turistike të Gjirokastrës
“Pikturat dhe skulpturat me motivin e Gjirokastrës kanë vlera të mëdha artistike dhe është një nga armët tona më të forta për ta paraqitur tek turistët qoftë vendas, qoftë të huaj”- tha Elton Korbeci, skulptor.
“Gjirokastra është një vlerë, është një vlerë e gjithanshme, një vlerë d.m.th e pashtershme për piktorët, për artistët, bukuritë e Gjirokastrës janë të njohura dhe për ne piktorët aq më tepër”- u shpreh Jorgo Miçi, piktor.
” Në tematikën e punës sime është e para, dhe zë vendin më të gjerë pothuajse më shumë se 70% të krijimtarisë sime peisazhet nga Gjiokastra, Gjirokastra është zemra ime, nga Dropulli, nga Jugu”- u shpreh Niko Millo, piktor.
Pjesë e fundjavave kulturore në Gjirokastër është edhe çelja e ekspozitave të arteve figurative, të cilat tërheqin artdashës të moshave të ndryshme si dhe turistët që vizitojnë qytetin e gurtë.
LEXONI GJITHASHTU:
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 18:30 Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia kundër Iranit
- 18:25 Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
- 18:18 BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 18:14 Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton