Elbasan, bie kultivimi grurit, arsye kostoja e lartë e kultivimit e kushtet e motit
Sigurimi i bukës ka qenë sfidë për shqiptarët për shumë kohë. Por në ekonominë e tregut fermerët mësuan të kultivojnë atë që sjell fitime. Vit pas viti kultivimi i drithit shënoi rënie ku edhe në Qarkun Elbasan përllogaritet se u mbollën shumë hektarë më pak grurë.
“Sivjet shume pak është mbjell gruri, është shumë i pakët nga vitet e tjera, qe lagështi e madhe dhe gruri nuk behet. Plehrat janë shtrenjtë, që kështu ne nga shteti nuk kemi ndihmë, punimet, frezimet janë të shtrenjta. Me 23-24 me 20 është freza.“
Fermerët e fshatrave të Cerrikut rendisin çmimet e larta që nga plugimi deri tek korrja e drithit mes shkaqeve që po i largojnë nga tradita e kultivimit të drithit.
“Për arsye se ishte çmimi i shtrenjtë, qoftë nga plehu qoftë nga fara e grurit, shumë e shtrenjtë. Nuk bëhet fjalë se nuk ka lekë me punu, të tëra shtrenjtë, fara shtrenjtë çdo gjë shtrenjtë. “
“S’patëm mundësi, s’na la shiu. Kanë mbjellë ca sipas tokave. Tek tokat e kulluara kanë mbjellë ata ku është uji nuk kanë mbjellë. “
Në Qarkun Elbasan, në bashki të veçanta si ne Librazhd, Prrenjas e Peqin të dhënat qe japin zyrat e bujqësisë tregojnë se kultura e grurit nuk po preferohet më.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut