Emigrantët afrikanë vijnë në maj: Italia cakton datën, hap tenderin për kampin
Kampi i emigrantëve në Lezhë mund të jetë gati në 20 maj. Qeveria italiane ka vendosur këtë datë për transferimin e grupeve që hyjnë ilegalisht nga Afrika dhe kërkojnë azil.
Ministria e Brendshme në Itali ka publikuar tenderin për menaxhimin e mjediseve të pritjes, që do të ngrihen në Shqipëri, pas marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministrat Rama-Meloni, në nëntor të vitit 2023. Tashmë, ajo pret ofertat nga kompanitë vendase.
Marrëveshja parshikon ngritjen e 3 kampeve, me nga 1000 persona secili, ku do të ndalohen të miturit, gratë shtatzëna dhe grupet e pambrojtur.
Një nga tre strukturat do të ndërtohet pranë portit të Shëngjinit, ku duhet të kryhen procedurat e zbarkimit dhe identifikimit. Dy të tjerat do të vendosen në Gjadër, njëra njëzet kilometra në veri dhe një në brendësi të zonës.
Sipas planit të qeverisë italiane, në Shqipëri duhet të strehohen emigrantët e shpëtuar nga autoritetet italiane, të cilët tentojnë të shkojnë atje përmes detit.
Vlera e kontratës është rreth 34 milionë euro, të cilave duhet t’i shtohen rimbursimet për shërbimet e transportit, shërbimet komunale, grumbullimin e mbetjeve, mirëmbajtjen, lidhjen e internetit dhe kujdesin shëndetësor.
Gjatë periudhës së qëndrimit në Shqipëri, emigrantët nuk do të mund të dalin nga qendrat: nëse e bëjnë, do të kthehen nga autoritetet shqiptare.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.