“Impact Week” në Gjirokastër, 70 të rinj me ide inovative për zhvillimin e turizmit
70 të rinj, gjimnazistë dhe studentë në Gjirokastër, përgjatë një jave nën trajnimin e ekspertëve vendas dhe të huaj të turizmit, sollën ide novative për zhvillimin e këtij sektori, i cili po regjistron rritje të shpejtë në jug të vendit.
“Impact Week” ishte programi i zhvilluar në mjediset e universitetit “Eqrem Çabej” në të cilin të rinjtë pjesëmarrës sollën ide inovative për çështje themelore në perspektivën ekonomike të rajonit jugor si: turizmi i qëndrueshëm, sfidat e luginës së Vjosës, industria ushqimore dhe bujqësia. Mes të tjerash trajtesat e tyre synojnë zhvillimin cilësor të turizmit, çeljen e vendeve të punës, nxitjen e prodhimeve bujqësore bio, etj.
“Jemi këtu për të dytin vit dhe jemi përpjekur ti japim zgjidhje katër prej sfidave kryesore të rajonit. Kemi ekspertë nga e gjithë bota dhe po angazhojmë 10 ekipe për të sjellë ide biznesi që do ti vlenin turizmit, sipërmarrjes, bujqësisë, dhe industrisë së ushqimit rreth destinacionit të Vjosës, lumit të fundit të egër të Europës”, tha Muktha Hiremath, eksperte e turizmit.
“Unë jam Chris dhe përvoja ime e parë me një program të tillë ka qenë në Mozambik rreth një vit më parë. Është magjia e njerëzve nga e gjithë bota që mblidhen së bashku për të punuar për çështje specifike dhe ide që i sjellin njerëzit së bashku për të gjetur zgjidhje”, tha Chistofer Belkieno, ekspert i turizmit.
“Jam shumë i lumtur që udhëhoqa grupin fitues. Ishte një ide shumë praktike dhe e implemetueshme. Ata sollën në vëmendje potencialin e lartë të produktit bujqësor e blegtoral vendas për shkak të pranisë së shumë mikroklimave dhe vendosën ti lidhin ata me konsumatorët fundorë që janë qytetarët dhe restorantet. Kështu garantohet cilësia dhe nuk humbet produkti vendas”, Vishaan Gungah, ekspert i turizmit.
Programi “Impact Week” prezantoi më shumë se 10 ide inovative biznesi si zgjidhje që erdhën nga të rinjtë për zhvillimin e sektorit dhe tregut turistik në rajonin e Gjirokastrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
“E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:52 Nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 21:41 “E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm