Diplomati: Kosova të jetë serioze në dialog, sepse Serbisë nuk i intereson
Ish-zv.ministër i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha, është shprehur se qeveria e Kosovës duhet të jetë serioze në dialog.
Komentet Berisha i bëri në Euronews Albania, ku tha se nëse Kosova nuk është serioze në dialog, atëherë nuk mund të jetë Serbia, pasi sipas tij, Beogradit i intereson që dialogu të zvarritet dhe Prishtina të dështojë.
Ai tha gjithashtu se çështja e dinarit nuk duhet të ishte hapur fare si problem në këtë moment, kur e gjithë vëmendja e opinionit publik është kthyer te raportet me serbët në Veri dhe jo te qeverisja e vendit.
“Janë të paqartë, sepse njëherë thonë se e kanë ndaluar dinarin, pastaj në raport me ndërkombëtarët thonë që nuk e kanë ndaluar. Bëjnë lojë fjalësh dhe nuk japin zgjidhje. Po të japin zgjidhje, atëherë përfundon problemi dhe interesi i tyre është që të zgjasin sa më shumë. Zgjidhje ka. Pasi institucionet si BQK, etj, çdo ekspert mund të japë propozime të pranueshme.
Nuk po flasim për një territor me miliona banorë, por për 30-40 mijë banorë. Ka zgjidhje sa të duash po të kishte vullnet politik. Zgjidhja do të ishte, ky vendim nuk ka pasur nevojë të merrej në këtë fazë. Sepse zgjidhja e gjithë problemeve teknike që këta kanë filluar me targat dhe zgjedhjet atje, çdo problem ka qenë i radhës.
Nuk diskutohet në Kosovë për qeverisjen totale, por i gjithë problemi i Kosovës është reduktuar në raportet me serbët e veriut, duke lënë jashtë kontrollit shtetin dhe duke acaruar raportet me partnerët europianë. Këto probleme burojnë prej problemit politik. Ajo që kanë kërkuar SHBA dhe BE është që pala kosovare të jetë serioze në dialog, sepse po të jetë për Serbinë, as për 100 vite nuk e përfundoj djalogun, sepse atyre nuk u intereson. Atyre u intereson që Kosova të dështojë”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh