Një rrjet i ri mediash sociale po fiton popullaritet me shpejtësi

28 Mars 2021 | 13:02

Ndërsa tashmë po jetojmë akoma më shumë në botën e rrjeteve sociale si pasojë e pandemisë, në hapësirën e mediave sociale është shfaqur së fundmi një lojtar i ri që quhet “Clubhouse”, I cili po merr popullaritet shumë shpejt.

Ky aplikacion është hedhur në treg në prill të vitit 2020 dhe është krijuar nga Paul Davison dhe Rohan Seth të cilët bëjnë pjesë e kompanisë Alpha Exploration Co. “Clubhouse” u mundëson individëve të lidhen me videotelefonata.

Megjithatë, ndryshe nga platformat e tjera të mediave sociale, ajo nuk është e hapur për të gjithë.

Kryesisht personazhe të njohura në botë si autorja e suksesshme Rahaf Harfoush, Elon Musk, Mark Zuckerberg ose Jared Leto kanë filluar ta përdorin këtë aplikacion dhe të organizojnë diskutime në grupe, drejtojnë shfaqje, apo të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme.

“Ka kuzhinierë dhe producentë filmash, sipërmarrës, artistë, shkrimtarë dhe atletë. Dhe të gjithë gjejnë grupin e përshtatshëm dhe të gjithë mendojnë se si mund të kontribuojnë” është shprehur autorja e suksesshme, Rahaf Harfoush.

Rahaf Harfoush thotë se diskutimet më interesante ndodhin në grupe të mbyllura.

Theksojmë se në këtë rrjet social të ri mund të marrësh pjesë me ftesë dhe tani për tani gjendet vetëm në iPhone.

Analisti i teknologjisë, Jeremiah Owyang i kompanisë “Kaleido Insights” është shprehur se “Clubhouse” u mundëson pjesëmarrësve që të kenë një përvojë audio në kohë reale, njësoj si një bisedë në grup me zë.

Gjithashtu, analisti Jeremiah Owyang ka vënë në dukje edhe një problematikë të këtij programi, ku një defekt i madh janë çështjet e privatësisë.

“Përdoruesit duhet që gjithmonë ta marrin si të mirëqenë që po regjistrohen. Por kjo nuk është e gjitha.” – thotë Jeremiah Owyang.

Tani për tani, “Clubhouse” është falas, por ekspertët thonë se në të ardhmen kompania mund të konsiderojë mundësinë e anëtarësimit me pagesë dhe të reklamave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022