Humbja me Suedinë, Silvinjo: I trishtuar për rezultatin, jo për lojën
Humbja ndaj Kilit ka ndikuar menjëherë tek kombëtarja shqiptare e cila u paraqit me një tjetër fytyrë ndaj Suedisë, edhe pse u mposht minimalisht në Stokholm. Të besuarit e Silvinjos zhvilluan një paraqitje pozitive, madje duke krijuar disa raste shënimi, por pa sukses. Një sfidë e karakterizuar nga vendimet e gabuara të gjyqtarit, për të cilat foli dhe trajneri Silvinjo.
Një ndërhyrje e parregullt në dëm të Armando Brojës në zonën e rreptësisë nuk u vlerësua nga rumuni Birsan. 42-vjeçari do të ishte protagonist edhe në momente të tjera, por pavarësisht këtyre episodeve, rastet para portës ishin me pikator për kuqezinjtë.
Pjesa e parë do të mbyllej pa gola, ndërsa në të dytën, një krosim i Kulusevskit në zonë gjeti të lira Nilsson që devijoi me kokë duke mposhtur Strakoshën. Në minutën e 72’ nisën zëvendësimet e Shqipërisë, aty ku u zbehën disi aksionet offensive, teksa më tej ritmi ishte më i ulët, duke bërë që sfida të mbyllej me fitoren minimale të suedezëve që vinin pas asaj disfate 5-2 nga Portugalia. Në anën tjetër, Shqipëria i humbi të dyja miqësoret e marsit, por kjo e dyta tregoi përmirësim dhe shpresë se në qershor situata do të jetë ndryshe.
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, në një deklaratë pas ndeshjes tha se ishte i trishtuar vetëm për humbjen, por jo për lojën që bëri skuadra.
“Ndjehem i trishtuar pasi nuk barazuam apo fituam, por nuk mund të them asgjë në dhomat e zhveshjes, se paraqitja ishte shumë e mirë. Në aspektin që kemi shpirt, djersë e zemër. Dukej sikur luanm në shtëpi, kishim mijëra shqiptarë këtu dhe kjo është e bukur dhe duhet ta transmetojmë në fushë”, tha trajneri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta