Pas humbjes me Kilin Shqipëria përballet me Suedinë, Sylvinjo analizon situatën

25 Mars 2024 | 11:54

Kombëtarja shqiptare i ka dhënë fund përgatitjeve për miqësoren e radhës, që është ajo ndaj Suedisë në Stockholm, pasditen e kësaj të hëne. Trajneri Sylvinjo së bashku me mesfushorin Ylber Ramadani ishin të pranishëm dhe në konferencën për shtyp ku analizuan jo vetëm kundërshtartin e radhës, por edhe atë disfatë ndaj Kilit, e cila shkaktoi një sërë kritikash.

“E dinim që dy miqësoret janë ndeshje të vështira dhe pas kthimit në Tiranë ne do të fillojmë të mendojmë dhe të shohim opsionet që kemi për listën dhe Europianin. Sa i përket Suedisë është një kundërshtar që ne e donim dhe e dinim që është një kundërshtarë i fortë. Suedia ka një histori të madhe dhe është një skuadër që është mësuar të luajë në Botëror, në Europian. Kështu që në pret një ndeshje e forte”, tha Silvinjo.

Më tej, tekniku foli dhe për mundësinë e ndryshimit të formacionit.

“Ndryshimet bëhen kur është momenti dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Por nuk mund të bëhet ndryshimi menjëherë vetëm sepse ke pësuar një humbje. Duhet të punojmë shumë për t’u përmirësuar, varet shumë edhe nga karakteristikat e lojtarëve”, deklaroi Silvinjo.

Humbjen me Kilin, mesfushori Ylber Ramadani e ka cilësuar si një lloj zgjimi, për të kthyer ekipin me këmbë në tokë.

“Jemi duke u përballur me dy kundërshtarë të nivelit të lartë dhe ndeshja me Kilin na shërbeu të ulemi me këmb në tokë dhe të mendojmë shumë seriozish, sepse këto dy ndeshje janë si sfidat e Europianit që do t’i kemi në të ardhmen”, tha Ramadani.

Ndaj Suedisë, kuqezinjtë priten të vijnë me disa ndryshime sa i përket formacionit, ku Sylvinho synon tu japë minutazh disa lojtarëve. Porta pritet ti besohet Strakoshës e para tij Balliu, Mitaj, Mihaj e Gjimshiti. Në mesfush konfirmohet dyshja Asllani e Ramadani, ndërsa Bajrami mund t’i lerë vendin Laçit. Në repartin ofensiv pritet të ketë po ashtu ndryshime, me Brojën e Hoxhën që do ta nisin si titullarë, së bashku me Arbnor Muçollin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026