Zgjedhjet lokale në Turqi, gazetari: Kush merr Stambollin, drejton vendin

26 Mars 2024 | 11:37

Turqia pritet t’i drejtohet kutive të votimit të dielën e fundit të marsit për të zgjedhur kryebashkiakët e ardhshëm.

Me interes të madh pritet rezultati në Stamboll, ku kryebashkiaku në detyrë Ekrem Imamoglu mund të triumfojë sërish ndaj kandidatit dhe partisë së presidentit Erdogan.

Gazetari Leonard Seferi, foli në Euroneës Albania mbi rëndësinë e zgjedhjeve lokale në Stamboll dhe ndikimin që ato kanë në politikën qendrore në Ankara.

Seferi tha se kush drejton Sambollin është prijësi i ardhshëm i shtetit turk, ndaj dhe sipas tij Erdogan është përfshirë personalisht fuqishëm në fushatë.

“Për herë të parë pas afro mbi 20-vite në pushtet të presidentit Erdogan, tani cenohet seriozisht pushteti i tij duke marrë parasysh faktin që kryetari i Stambollit Ekrem Imamaoglu, i mori bashkinë më të madhe në vend. Dhe tradicionalisht kush merr drejtimin e Stambollit shihet si prijësi i ardhshëm i shtetit turk. Në zgjedhjet presidenciale nuk ishte ky kandidati. Nëse Imamaoglu do të ishte kandidati atëherë do të rrezikonte seriozisht pushtetin e Erdogan. Kryetari i Stambolli shihet si një person me epërsi më të madhe kundrejt Erdogan. Sa i takon Erdogan është hera e 4-t që thotë nuk do të kandidoj më. Edhe në deklaratën e fundit thotë që me këtë sistem aktual nuk do të jem më kandidat, ndaj dhe opozitarët e akuzojnë se mund të ndërmarrë dhe një tentativë që të ndryshojë sistemin”, tha gazetari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026