Shtëpitë e katër artistëve që gjithkush duhet t’i vizitojë të paktën një herë në jetë
A e keni vëzhguar ndonjëherë një pikturë dhe të keni pyetur veten se si do mund të ketë qenë jeta dhe koha kur ka jetuar artisti? Edhe pse nuk mund të udhëtojmë mbrapsht në kohë, mundet të paktën të përfytyrojmë, duke i kushtuar një vizitë këtyre shtëpive të famshme. Në vijim, do të eksplorojmë vendet ku kanë jetuar dhe krijuar disa nga punët e tyre më të njohura artistët Claude Monet, Frida Kahlo, Salvador Dali dhe Lord Frederic Leighton.
Shtëpia e Monet në Giverny, Francë
Claude Monet jetoi këtu me familjen e tij që nga viti 1883 deri kur ndërrojë jetë në 1926-ën. Kjo shtëpi i ofron vizitorit një mundësi për të depërtuar me anë të një shikimi intim në jetën e piktorit impresionist. Është një shtëpi familjare, që kohë më parë mbushej nga zhurmat e plot tetë fëmijëve, e mbuluar me trëndafila dhe lule zvarritëse. Brenda, shtëpia e familjes së Monet është restauruar me përkushtimin më të madh. Përveç punëve të tij, vizitorët mund të shohin edhe koleksionin e tij mahnitës të gravurave Japoneze.
Monet i ka dekoruar të gjitha dhomat e shtëpisë me ngjyra të ndezura. Disa prej tyre, si puna e dhomës së pritjes blu apo dhomës së ngrënies ngjyrë të verdhë, të bëjnë të ndjehesh sikur po hyn në një prej pikturave të tij.
Ambientet përreth shtëpisë përbëjnë gjithashtu një kënaqësi për të apasionuarit pas artit. Monet i pëlqente shumë ecjet në natyrë: kopshtet me aromë lulemustaku, janë të mbushura me lulet që ai i dashuronte, gjithashtu edhe zambakët e ujit, urën japoneze dhe shelgjet të cilat ai i përjetësojë në pikturat e tij.

Shtëpia Leighton, Mbretëri e Bashkuar
Artisti aristokrat, Lord Frederic Leighton, e rinovojë shtëpinë e tij për ta kthyer atë në një “pallat arti privat”. Edhe pse orenditë e shtëpisë u shitën pas vdekjes së tij, muzeu ka restauruar interiorin dhe koleksionin e tij në mënyrë që të përngjajnë sa më tepër me atë që ka qenë, gjatë kohës kur aty jetonte artisti Leighton. Pikturat me bojë vaji, skulpturat dhe punimet e bashkëkohësve të Leighton-it në shekullin e 19-të, gjenden të gjitha të ekspozuara aty, edhe pse disa nga punimet me të mahnitshme artistike në këtë muze ama janë ato arkitekturore.
Zbrisni përgjatë shkallëve me ngjyrë blu ultra-marinë ose mrekulloheni me dhomat, si Salla e mahnitshme Arabe, një thesar që gjendet nën një kupolë të artë që qëndron mbi mure të dekoruara deri në detaj, me mozaikë dhe pllaka Islamike të pikturuara. Në katin e sipërm, gjendet një studio e shtrirë ku Leighton mirëpriste elitat Londineze të kohës, nga miqtë e tij artistë Dante Gabriel Rossetti deri tek vetë Mbretëresha Viktoria. Drita vërshon rrëke nga dritarja veriore ndërsa pikturat dhe skeçet e Leighton-it radhiten mbi mur –një parajsë për një të apasoionuar ndaj artit.
Muzeu i Frida Kahlo-s, Meksikë
Një nga muzetë më të vizituar të Mexico City-t është Muzeu i Frida Kahlos, i cili gjithashtu njihet si Shtëpia Blu, për shkak të mureve me ngjyrë blu kumbuese. Kjo është shtëpia në të cilën Kahlo u lind (në 1907-ën), jetojë dhe vdiq në 1954-ën.
Pas vdekjes së saj, bashkëshorti i Kahlos, Diego Riviera plotësojë dëshirën e saj që shtëpia të kthehej në një muze, si një dhuratë për qytetarët e Meksikës. Ajo është e mbushur me fotografi, letra, sende kujtimorë si dhe pronat private të çiftit, përfshi fustanet shumëngjyrshme të Kahlos.
Siç do të pritej nga një çift artistësh, shtëpia është plot me vepra arti. Pikturat e Kahlos dhe Rivierës gjenden në krah të njëra-tjetrës si dhe të bashkëkohësve të tyre dhe artit folklorik meksikan që i inspiroi të dy ata. Në shtëpi gjenden edhe disa skulptura gjigande në stilin papier- mâché si edhe bimë të mahnitshme tropikale që zbukurojnë kopshtin e shtëpisë.
Riviera dhe Kahlo mbanin festa të ndryshme në shtëpinë e tyre: vizitorët kanë mundësinë të shohin dhomat në të njëjtën gjendje si në kohën kur aty vinin figura të njohura si George Gershwin, Leon Trotsky dhe Nelson Rockefeller.
Shtëpia Muze e Salvador Dali-së, Spanjë
E ndodhur në dalje të qytetit të përgjumur peshkatar të Port Lligat, shtëpia e Dalisë përfaqëson çdo gjë që do të prisnit nga mjeshtri i surrealizmit. Një ndërtim i shpërndarë dhe i ngjashëm me huallin e bletës, kjo shtëpi i ka patur fillimet e saj si një kasolle peshkatari dhe më pas u transformua në mënyrë organike gjatë ndejtjes së gjatë të artistit në të (nga viti 1930 deri në 1982-in, kur Dali u vendos në Pubol Castle).
Sot, eksterieri i saj i zbardhur dhe kopshtet janë të stolisura me skulptura dhe instalacione (mendoni për vezët gjigande prej fildishi, grand piano dhe një pishinë në formë penisi). Brenda, gjendet një miks punimesh surrealiste, shkallë që ngrihen kaçurrel drejt kateve të ndërmjetme, pamje të papritura nga deti si dhe dhomëza të fshehura që përmbajnë një numër thesaresh – nga drunjtë lumorë tek pendët dhe kafkat, maskat apo statujat. Dali ishte i apasionuar pas balsamimit të kafshëve: një ari polar i ngrirë në kohë përshëndet vizitorët në hyrje dhe tri mjellma (që një herë e një kohë kanë qenë kafshët e tij shtëpiake) qëndrojnë të ngrira në bibliotekë, me krahët e hapur në gjysmë fluturim.
Paç kas anës ekzibicioniste të artistit, muzeu të jep një shans për të parë pakëz nga jeta e tij. Dali-në e tërhiqnin peizazhet malore-bregdetare të zonës, të cilat ai i quajti “paqe gjeologjike”. Ai pati vendosur një pasqyrë në dhomën e gjumit në mënyrë që ai dhe Gala (gruaja dhe muza e tij) të mund të shihnin agimin e diellit ndërkohë që qëndronin shtrirë në shtrat.
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet