A mund të zgjidhim problemin e urisë dhe ngrohjen globale në të njejtën kohë?

17 Mars 2021 | 14:23

Në mbarë botën, 690 milion njerëz ballafaqohen rregullisht me mundësinë për të shkuar në shtrat me barkun bosh – dhe ky numër është vazhdimisht në rritje. Programi i Zhvillimit nga Kombet e Bashkuara parashikon se në vitin 2030, më shumë se 1 miliard njerëz do të jetojnë në varfëri ekstreme.

Përveç këtij problemi gjithnjë në rritje, një nga pasojat e shumta të pandemisë së COVID-19 ka qenë edhe rritja e numrit të njerëzve të uritur. Miliona njerëz janë detyruar të kalojnë në kushte të skamjes pasi programet e dërgesës së ushqimeve dhe ndihmave janë pezulluar.

Sidoqoftë sipas Dr. Lawrence Haddad, drejtor ekzekutiv i Aleancës Globale për Përmirësimin e të Ushqyerit (GAIN) dhe 23 Laureatëve të tjerë të Çmimit Botëror të Ushqimit, pandemia gjithashtu ofron një mundësi për të menduar dhe vepruar ndryshe. Së bashku ata kanë shkruar një letër të hapur drejtuar qeverisë amerikane, duke i kërkuar që ata të marrin timonin e transformimit të mënyrës se si ne e prodhojmë ushqimin dhe ti japim fund urisë në botë.

“Mundësia që lidershipi amerikan të transformojë sistemin ushqimor nuk ka qenë kurrë më e madhe,” shkruajnë Laureatët.

“Dëshira e partnerëve nga e gjithë bota për të punuar me SHBA-në si në sektorin publik dhe atë privat, është goxha e fortë. Ne i bëjmë thirrje administratës Biden-Harris që të kapin momentin dhe të investojnë në zhvillim dhe bashkëpunim në mënyrë që të zgjidhim plotësisht problemin e urisë deri në 2030-ën.”

Në prag të Samitit të Kombeve të Bashkuara për Sistemet Ushqimore në shtator, ky grup ka pasqyruar tre hapa që SHBA duhet të ndjek për të arritur këtë qëllim. Në listë, është edhe një rekomandim për t’u fokusuar tek dobitë dhe përfitimet që do të vinin me përmirësimin e sistemeve ushqimore jo vetëm për shëndetin e njerëzve por edhe të planetit.

Çfarë lidhje ka uria botërore me ngrohjen globale?

Studimet kanë treguar se ndryshimet që po pëson klima jonë kanë potencialin që ta përkeqësojnë edhe më tej problemin e urisë botërore. 77 milion njerëz të tjerë mund të ekspozohen ndaj këtij rreziku deri në 2050-ën, sipas Institutit Ndërkombëtar për Kërkimet e Politikave Ushqimore.

“Është një nga industritë që është pllakosur nga pasiguria, më tepër se çdo industri, në fakt,” thotë Dr. Haddad. “Përveç paqëndrueshmërisë së konsumatorëve, prodhimi i tyre është i varur drejtpërdrejte nga shirat, dielli dhe stuhitë.”

Kushtet ekstreme të motit po bëhen gjithnjë e më të zakonshme  tani që klima jonë po ndryshon dhe ky është një lajm i keq për agrikulturën. Tufa me karkaleca shkatërruan të korrat në Kenya, Etiopi dhe Somali duke kërcënuar kështu jetesën e miliona vetëve dhe duke lënë mbrapsht probleme serioze në bujqësinë e zonës. Ekspertët i kanë lidhur tashmë këto ngjarje shkretuese me ngritjen e temperaturave mbi mesataren.

Dr. Hadded shton se çështja nuk është vetëm të sigurohemi se ka mjaftueshëm ushqim për të gjithë. Temperaturat më të larta gjithashtu janë fajësuar për uljen e larmisë së ushqimeve të konsumuara nga fëmijët. Ndryshimet klimaterike po shndërrojnë vlerat ushqyese të ushqimit që kemi në dispozicion, jo vetëm sasinë e tij.

“Tashmë kemi prova që nivelet e larta të CO2-it në atmosferë ulin sasinë e lëndëve ushqyese në të korra kyçe,” shpjegon ai.

“Sepse edhe nëse dikush nuk është i uritur, pasi e ka barkun plot, kjo nuk do të thotë që ai po merr vlerat e duhura ushqyese, dhe kështu sistemi i tij imunitar dobësohet së shumti.”

PËRSE NA KËRKONI NE TA ZGJIDHIMIN URINË BOTËRORE?

Se bashku me 23 nënshkrues të tjerë, Dr. Haddad beson se tani ka ardhur një kohë jashtëzakonisht fluide për qeveritë. Ai thotë se nëse shtetet nuk i përgjigjen krizës me vendosmëri, fundi i problemit të urisë mund të mos vij.

“Për 33 miliard dollar më shumë në vit, ne mund të ulim numrat e njerëzve që vuajnë nga uria në 200 milion deri në 2030-ën,” thotë ai. “Nuk është një numër i vogël ama nuk është i madh kur e krahasojmë me disa nga shumat që shohim në paketat e ndihmës për COVID-19.”

“Dhënia fund i problemit të urisë, është një zgjidhje dhe ne duhet ta bëjmë atë zgjidhje. Dhe kjo zgjidhje do t’i shërbejë edhe ngrohjes globale si dhe një tërësie të tërë problemesh.”

Bota, sidomos SHBA në të cilën administrata Biden po përgatitet të vë në fuqi vizionin për të ardhmen e vendit, gjendet në një udhëkryq kritik.

“Fokusi tek klima nga administrata e Biden, do ta ndihmojë vërtetë problemin e urisë, por duhet të jemi shumë më të fokusuar,” thotë Dr. Haddad.

“Arsyeja pse ju drejtuam kësaj administrate është sepse ata kanë thënë se janë të fokusuar tek klima, punësimi, COVID dhe diversiteti. Të gjitha këto prioritete janë të rëndësishme për punën që GAIN bën.”

DUHET TË NDALOJMË SË MENDUARI SE NGROHJA GLOBALE DHE URIA JANË DY ÇËSHTJE TË NDARA

Transformimi i sistemeve tona ushqimore mund të sjellë të tjera dobi. Rreth 30 % e emetimeve të Co2-it në atmosfere vijnë nga bujqësia dhe popullsitë që marrin rroga të larta që konsumojnë sasi të larta mishi, nga prodhimi i të cilit çlirohen shumë gazra serrë.

Në të njëjtën kohë, ka shumë njerëz në botë që nuk konsumojnë mjaftueshëm produktet e mishit në mënyrë që të marrin mineralet dhe vitaminat thelbësore, shprehet Dr. Haddad. Ndryshimi i mënyrës se si e prodhojmë ushqimin hap dyert për t’i bërë sistemet me efecientë ndërkohë që zgjidhim problemin e urisë dhe vlerës së të ushqyerit në të njejtën kohë.

Mesa duket ka një potencial të lartë për ndryshim nëse ndalojmë së menduari brenda kornizave të ngurta. Qeveritë e organizuar në vitet 1950 dhe 60-të pasqyrojnë një tendencë për t’i ndarë problematikat me kategori të veçanta si bujqësia, shëndeti apo mjedisi, pa marrë në konsideratë çfarë mund t’i lidhë të gjitha këto me njëra tjetrën.

Ekzistojnë sinergji të shumta të cilat nuk po i shfrytëzojmë

Gjëja më produktive që mund të bëjmë gjatë bisedimeve ndërkombëtare dhe samiteve në të ardhmen e afërt, nuk ka të bëjë domosdoshmërish me politikat por me një ndryshim më mënyrën se si ekspertët dhe liderët botëror qasen ndaj problemeve si siguria ushqimore dhe ndryshimet klimaterike.

“Ne flasim për vepra që mund ta ndryshojnë sistemin, por në fakt, mund të na duhen mendësi sistem-ndryshuese, dhe vetëm në atë mënyrë mund të sjellim ndryshimet e mëdha që kërkojmë.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026