Edicioni i 20 i “Marie Kraja’’/Rikthehet në 27-29 mars në Teatrin Kombëtar të Operas
Rikthehet në datat 27, 28 dhe 29 Mars 2024 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja”.
Rikthehet në datat 27, 28 dhe 29 Mars 2024 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja”.
Edicioni i 20 i Festivalit do të zhvillohet në tri net, ku në natën e parë talentet e rinj të operas do të interpretojnë në skenën e TKOB përballë Jurisë Ndërkombëtare, dhe dy net koncertore për t’u shijuar në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit.
Juria ndërkombëtare edhe këtë vit, është e përbërë nga personalitete të njohura operistike botërore dhe kryesohet nga sopranoja Italiane Cecilia Gasdia, të cilët do të përzgjedhin fituesit mes 16-të zërave operistikë nga e gjithë bota.
Rikthehet këtë vit si moderatore dhe interpretuese e festivalit sopranoja Enkeleda Kamani, por do te performojne gjithashtu shume emra të njohur të muzikës shqiptare, si Eneda Tarifa, Kamela Islamaj, Venera Lumani, Elhaida Dani.
Festivali Ndërkombëtar i Këngëtarëve Operistik “Marie Kraja” u inicua në vitin 1999 nga zonja Zana Çela, dhe është i vetmi event në Shqipëri që synon të promovojë dhe zhvillojë talentet në një konkurs të standardeve artistike ndërkombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës