“Do jetë fatale për Ukrainën”, Peka zbulon skenarin e përballjes me Putin

26 Mars 2024 | 22:48

Eksperti i Sigurisë, Avenir Peka, ka folur në lidhje me sulmin e ndodhur pak ditë më parë në Moskë.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai nënvizoi se çështja është se kush fshihet pas sulmit ndërsa tregoi dhe për skenarin e mundshëm që mund të ketë presidenti rus Vladimir Putin.

Sipas tij, këtë rast Putin po e përdor për ta kanalizuar drejt Ukrainës.

“Ajo që është pothuajse e njohur ose e përcaktuar tashmë, është se këta elementë vijnë nga degë të ISIS. Pyetja që  shtrohet nga të gjithë është se kush është porositësi. Kjo lë të nënkuptohet se kush është ISIS. Unë nuk vë në dyshim se këta që kanë kryer aktin, vërtetë mendojnë ose e kanë kryer për llogari të ISIS, po çështja është kush fshihet pas kësaj. Në rastin konkret Putin po e përdor për ta kanalizuar drejt Ukrainës dhe aq më tepër që është gati duke filluar një ofensive të madhe që do të rezultoi fatale për Ukrainën. Në opinionin publik nuk po ngjit kjo ideja e lidhjes me Ukrainën. Deri dje rusët kanë hezituar ta lidhin me ISIS, sot Putin u detyrua ta lidh me ISIS,  por tha se do gjejmë se kush është porositësi”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026