Torturat ndaj terroristëve të ISIS, Dritan Demiraj: Putin s’ka limite

26 Mars 2024 | 21:59

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj nga SHBA ka folur në lidhje me sulmin terrorist që ndodhi pak ditë më parë në Moskë.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ai theksoi se arroganca e Putin është shtuar që kur ka marrë mandatin e 5-të.

Ai theksoi se SHBA dhe Rusia kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër terroristëve, por që e kanë ndërprerë pas luftës në Ukrainë.

Mes tjerash nënvizoi se ndaj terroristëve do të ketë tortura, pasi Putin nuk do të ndalet.

“Pa diskutim që SHBA dhe Britania e bën detyrën e tyre, e paralajmëruar. Duket qartë se Putin ka njëfarë arrogance dhe kjo e ka dëmtuar shumë, jo vetëm në arenën ndërkombëtare por Putin si garantues  i sigurisë absolute brenda dhe jashtë territoreve, e ka dëmtuar imazhin e tij. Të gjithë po përpiqen të ulin sa më shumë dëmin që i ka  shkaktuar dëmin në Rusi pot dhe jashtë Federatës. Kemi një ndalim të bashkëpunimit kundër terrorizmit. SHBA dhe Rusia kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë që është ndërprerë pas luftës. Janë parandaluar disa sulme ruse. Ka dështuar siguria.

Rusia ka një numër shumë të madh të njësive anti-terroriste. Është për t’u habitur aftësia dhe boshllëku për të reaguar në kohë. Së paku arriti t’i arrestonte të gjithë dhe jam i sigurt se do të arrijnë në disa konkluzione më të detajuara. Mund të ketë dhe tortura. Rusia nuk njeh limite.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026