Sa do të taksohen ata që punojnë online? Tabaku: Nis nga 1 prilli, shkon në 23-50 %
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se nga një prilli do të nisë tatimi mbi ata që punojnë në hapësirën virtuale online.
Komentet Tabaku i bëri në Euronews Albania, ku tha se ky tatim pritet të jetë nga 23-50 %.
Tabaku tha gjithashtu se qeveria në vend që t’i stimulojë ata që punojnë online, pasi është një biznes që po rritet në Shqipëri, shkon dhe i taton, duke prishur punë.
“Nga një prilli fillon taksimi mbi ata që punojnë në hapësirën virtuale online. Ne do e shohim në vijim sa është taksimi. Ne do ta shohim në praktikë sa do të jetë. Por është praktikisht 23-50 %. Pse? Sepse formula që kanë përllogaritur është në bazë të xhiros.
Kanë supozuar se një biznes X përshembull një IT, mund të ketë shpenzime 10 lekë, ose 5 % të xhiros. Por edhe kjo është e supozuar, sepse ai personi i IT i duhet patjetër të marrë një certifikatë, të lexojë, të investojë te ai biznes. Mua më kanë shkruar të rinj pa fund që më kanë thënë se kjo është një marrë shumë e madhe për ta.
Kam takuar të rinj që kanë kontrata me Indinë, që punojnë këtu. E kuptoni çfarë bën qeveria? Në vend që ta stimulojë këtë biznes që po rritet, jo për meritë të qeverisë, këta shkojnë dhe i tatojnë. Një vit para zgjedhjeve këta bëjnë një favor fiskal, sa përfundojnë zgjedhjet, i rrisin prap”, tha Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit