A do e marrë Tabaku drejtimin e PD? Deputetja: Të gjithë kanë ambicie në politikë
Deputetja Jorida Tabaku tha në një intervistë për Euronews Albania se po të kishte pasur ambicie për të drejtuar Partinë Demokratike, sjellja e saj do të kishte qenë ndryshe.
Ajo tha se të qenurit e përfshirë në politik, normalisht që ka të bëjë edhe me ambicien personale por sipas saj detyra kryesore e politikanit është të tejkalojë veten dhe të tregojë se mund të punojë për të mirën e vendit edhe pa pasur ndonjë pozicion.
“Kur je në politik nuk do të thotë se nuk ke fare ambicie, por unë po të kisha ambicie për të drejtuar Partinë Demokratike, sigurisht që do të isha sjellë ndryshe. Unë kur them që jap dorëheqjen nga një pozicion jap me të vërtetë dorëheqjen nga ai pozicion.
Kam qenë pa asnjë pozicion në pjesën më të madhe të jetës sime. Pozicioni më jep mua një privilegj që ndoshta në disa raste mund të jetë edhe i pamerituar, unë besoj se sot kemi një detyrë të kalojmë veten. Këtë duhet ta tregoj nga vetja”,-tha Jorida Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Regjimi i posaçëm 41 bis në Tiranë s’do funksionojë më, ç’do ndodhë me ‘të fortët’
- Tabaku: Ligji që u kalua parashikon investime strategjike në zonat e mbrojtura
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë