Gazetari nga Himara: Do shkohet në zgjedhje të parakohshme

26 Mars 2024 | 19:35

Gazetari Elkier Bushkolaj në Euronews Albania, foli në lidhje me çështjen e Bashkisë së Himarës, ku tashmë është pa kryebashkiak.

Ai tha është Këshilli Bashkiak, ai që do të vendos se kush do të drejtojë ndërsa shtoi se anëtarët e këtij Këshilli, janë të PS-së.

Mes tjerash ai shtoi se fillimisht do të vendoset një nga nënkryetarët në krye të Bashkisë, por sipas tij kjo do të jetë e përkohshme pasi do shkohet në zgjedhje të pjesshme.

“Shumica e anëtarëve duke qenë se i përkasin PS-së do të zgjedhin dhe drejtuesin e ri të përkohshëm të Bashkisë së Himarës. Besoj se  në krye të Bashkisë do të jetë një nga nënkryetarët. Besoj se këto janë të përkohshme pasi po shkohet drejt zgjedhjeve të reja. Në rastin e Goros nuk besoj se ka shkarkim nga ana e mazhorancës pasi Goro nuk është i zgjedhur në atë detyrë.Goro nuk është i zgjedhur i popullit”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026