Vuçiç: Në 48 e orët e ardhshme Serbia do të tronditet nga lajmet që presim
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” në lidhje me situatën në rajon.
Vuçiç ka deklaruar se Serbinë e presin ditë të vështira, duke shtuar që së shpejti do t`i informojë qytetarët e Serbisë për të gjitha sfidat që e presin.
“Serbinë e presin ditë të vështira. Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë e do të marrim në 48 orët e fundit. Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare si të Serbisë ashtu edhe të Republikës Srpska”, ka shkruar Vuçiç në profilin në Instagram.
“Do të jetë e vështirë, më së vështiri deri më tani”, tha Vuçië, i cili po ashtu shprehu besimin për fitoren e Serbisë. “Ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”, ka deklaruar Vuçiç.
Vuçiç edhe në të kaluarën ka dhënë deklarata të tilla duke e paraqitur gjendjen si “shumë të rëndë”.
Kujtojmë se këtë të mërkurë pritet të mbahet mbledhja e Komisionit Politik të Këshillit të Evropës, ku do të votohet raporti i Dora Bakoyannis, në të cilin rekomandohet që Kosova të pranohet në këtë organizatë.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë. Detajet e para
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:40 Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë. Detajet e para
- 16:38 Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
- 16:31 Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 16:24 GJKKO dënon 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë për shkelje në tendera
- 16:19 Ministri Katz: SHBA po bllokon sulmet izraelite ndaj objektivave energjetike iraniane
- 16:18 Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar