Politikani austriak: Vuçiç po planifikon luftë në Ballkan, ku pritet të godasë
Politikani austriak Gunther Fehlinger, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, ku bëri disa deklarata të fota në lidhje me situatën e sigurisë në Ballkan.
Nga Prishtina, ku mori pjesë në ceremoninë për përkujtimin e masakrës së Krushës, Fehlinger tha për Euronews Albania se Vuçiç po planifikon luftë në Bosnjë dhe veriun e Kosovës.
Politikani austriak i bëri apel NATO-s që të jetë e përgatitur për t’iu kundërpërgjigjur përpjekjeve për destabilizim të Ballkanit të presidentit serb.
“25-vite më parë ndodhi masakra e Krushës dhe sot ata janë të gatshëm t’i përsërisin ato veprime. Ata nuk kërkojnë falje por janë gati t’i përsërisin, kjo është politika e Vuçiç dhe Daçiç. Mua më vjen shumë keq për njerëzit në Krushë të Madhe dhe ceremonia e djeshme ishte një përkujtim i gjenocidit serb.
Serbia me Rusinë po përpiqen të rishkruajnë historinë, ta ndryshojnë atë. Personalisht mbeta i kënaqur që përpjekja e Rusisë dhe Serbisë dështoi të diskutohej në Këshillin e Sigurimit.
Vuçiç po planifikon një luftë në Bosnjë dhe në veri të Kosovës është e nevojshme që autoritetet e NATO-s të jenë në gatishmëri për t’iu përgjigjur. Ky është momenti që Vuçiç ka kërkuar. Ai është gati të nisë një luftë dhe po pret momentin e duhur kur të godasë. Kjo është shumë e rrezikshme për të gjithë ne”, tha Fehlinger.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh