Zv.ministrja Romina Kuko: E motivuar pavarësisht renditjes si e 26-ta në listën e Tiranës
Pavarësisht renditjes në një pozitë jo shumë të favorshme në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko thotë se ndihet e motivuar.
Në intervistë me gazetaren Bruna Çifligu, Kuko e konsideroi listën e PS-së si “listë shprese” ndërsa i krahasoi listat e opozitës si “lista magazine relikesh”.
PS e ka kandiduar si të 26-ën në listën e Tiranës Znj. Romina Kuko. E pyetur nëse e favorizon pozicioni i zëvendësministres në fushatën për t’u bërë kandidate, Kuko tha se ky është një post i funksionit publik dhe “nuk ka ndonjë influencë ndaj asaj që mund t’i ofrosh qytetarëve”.
Sipas zëvendësministres PS e meriton një mandat të tretë pasi ajo i ka dhënë provat se mundet të qeverisë denjësisht vendin. Ajo mori si shembuj situatat e vështira të pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe ato të pandemisë gjatë vitit 2020-2021.
“Qasja sociale që PS ka… menaxhimi i tërmetit me rindërtimin, reforma administrativo-territoriale, reforma në drejtësi […] mendoj se qytetarët mund ta bëjnë dallimin, mes një partie që i ka dhënë provat dhe po rifreskon veten, pra nuk po e riciklon vetëveten, apo alternativave të tjera që janë provuar në qeverisje dhe thjesht po vijnë si listë ricikluese,” – tha Kuko.
Zëvendësministrja e konsideroi të marrit me politikë si detyrë të çdo qytetari. Duke e konsideruar veten si person me ndjesi të drejtësisë sociale, ajo tha se do të vijonte të merrej me politikë pavarësisht rezultatit në zgjedhjet e 25 prillit.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet