Emigrantët, sondazhi i Euronews, 51% e banorëve kundër politikave të BE
Sipas një sondazhi të kompanisë IPSOS për llogari të Euronews, 59% e të pyeturve thonë se emigracioni ilegal është prioriteti numër një.
Fenomeni është renditur i katërti mes çështjeve kryesore, me tre të parat që dominohen nga shqetësimet ekonomike.
Për ata që u përgjigjën, emigracioni ishte më i rëndësishëm se ndryshimet e klimës, mbrojtja, apo të drejtat e pakicave.
Sipas Andrew Geddes, drejtor i Qendrës për Politikat Migratore, këto perceptime janë ushqyer nga numri në rritje i emigrantëve që mbërrijnë në Evropë.
“Në 2015-n, ne konstatuam një shqetësim publik serioz, që më pas ra ndjeshëm gjatë pandemisë. Tani po e shohim të rritet sërish. Ndaj mendoj se këto perceptime janë aspekte të rëndësishme dhe aktuale. Por ky perceptim subjektiv bën që çështja të spikasë”, thotë Andrew Geddes, drejtor i Qendrës për Politikat Migratore.
Holanda, Gjermania dhe Portugalia janë vendet ku shumica e njerëzve mendojnë se lufta ndaj emigracionit ilegal duhet të jetë prioritet; prandaj dhe partitë ekstremiste janë në rritje.
“Wilders në Holandë, Alternativa për Gjermaninë në Gjermani dhe Çega në Portugali. Janë parti politike që kanë politizuar çështjen e emigracionit dhe unë mendoj se po kontribuojnë në rritjen e shqetësimit publik”, shprehet Geddes.
Në të njëjtën kohë, politika e BE-së mbi çështjen kritikohet ashpër. 51% e të pyeturve e konsiderojnë atë negative dhe vetëm 16% pozitive. 71% e qytetarëve të Unionit besojnë se blloku duhet të forcojë kontrollet kufitare, ndërsa vetëm 28% janë në favor të një politike mikpritëse për emigrantët.
“Mendoj se në thelb, çështja prek njerëzit që duan të shohin një sistem funksional dhe që shtetet anëtare të bien dakord me njëra-tjetrën. Por në vend të kësaj ajo çka shohin janë shtetet anëtare që përplasen për politikat që duhet të zgjidhen. Pra, debate të vazhdueshme për emigracionin”, thotë ai.
Sipas ekspertit, debati për emigracionin do të udhëheqë fushatën elektorale në nivel evropian dhe mundet gjithashtu të nxisë rritjen e forcave radikale të djathta.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh