Juristi: Jorgo Goro rrezikon deri në 7 vite burg, çfarë do marrë parasysh gjykata
Juristi Redi Ramaj është shprehur se ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, i arrestuar për “shpërdorim detyre”, rrezikon deri në 7 vite burg.
Komentet Ramaj i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se në varësi edhe të rrethanave dhe kushteve shëndetësore që ndodhet Jorgo Goro, por edhe të hetimeve, mund të vendoset një dënim i mesëm mes 1-7 viteve burg.
“Akuza kryesore ose e vetmja që ka Jorgo Goro është shpërdorimi i detyrës, që ka një marzh dënimi deri në 7 vite burg. Është një vepër penale që shumë kryetarë bashkie janë dënuar me këtë vepër penale.
Në varësi të rrethanave, provave dhe një diskutimi të gjatë deri në dënimin përfundimtar, gjykata ka kohën të vendosë, por unë mendoj se do të ketë diçka të mesme mes këtij dënimi, duke marrë parasysh edhe rrethanat personale, shëndetësore që ndodhet Jorgo Goro. Nëse provohet i fajshëm, Goro do të marrë një dënim nga fillimi me burgim deri në 7 vite”, tha Ramaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta