Dorëheqja e Jorgo Goros, Spahiu: Është shmangur vendimi i shkarkimit nga qeveria
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se dorëheqja e Jorgo Goros nga posti i kryebashkiakut të Himarës pas arrestimit, është një favor që i bëhet qeverisë, për të shmangur vendimin e shkarkimit të tij.
Komentet Spahiu i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se kryeministri Edi Rama si në rastin e Fredi Belerit, ashtu edhe në rastin e Jorgo Goros, e ka shmangur vendimin e shkarkimit, për të mos e politizuar çështjen.
Kjo pasi sipas, Rama duhet të ruante me rastin e Jorgo Goros, të njëjtin standart me atë të Belerit.
“Kjo më duket pjesë e një loje, pjesë e gjithë lojës që po bëhet. Dorëheqja ka ardhur si një favor për t’i bërë qeverisë, e organizuar nga vetë socialistët, për të shmangur vendimin e qeverisë për shkarkim. Nëse Jorgo ka dhënë dorëheqjen, nëse nuk do e jepte dorëheqjen, qeveria do të duhet të bënte shkarkimin e tij.
Rama në të dyja rastet e ka shmangur vendimin e shkarkimin, për të mos e politizuar si çështje. Që do të thotë se nëse ai nuk mori dot një vendim politik si qeveri pas arrestimit të Belerit, i duhej që të mbante prap një qëndrim të distancuar nga Goro, që të ruante të njëjtin standart. Këtë nuk e ka bërë as në rastin e Shukri Xhelilit, as në rastin e Safetit, as në të Bulqizës. Dorëheqjen e mendoj si një lojë të orkestruar”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë