Pas shkarkimit nga Banka e Shqipërisë, Arben Malaj angazhohet me Partinë Agrare Ambientaliste

24 Janar 2020 | 09:32

Pak javë pasi u largua mes polemikash nga bordi i Bankës së Shqipërisë, ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë të ditur se do t’i rikthehet angazhimit politik.

Por, kësaj radhe duket se orientimi i tij do të kalojë në krahun opozitar. Në një postim në rrjetin social, Malaj ka bërë të ditur se ka pranuar një ftesë nga Partia Agrare Ambientaliste për t’i përgatitur kësaj të fundit strategjinë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe lokale.

Partia Agrare Ambientaliste është pjesë e koalicionit opozitar në Shqipëri, e angazhuar për rrëzimin e qeverisë Rama.

Malaj e ka akuzuar mazhorancën për shkarkimin e tij nga detyra në Bankën e Shqipërisë.

Më tej në postimin e tij, Malaj ka folur për vlerat e të gjelbërve në politikën europiane dhe dëshirën e tij për të dhënë kontribut në kauzën e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026