”Shqipëria ka rënë me 9 vende më poshtë për lirinë ekonomike”, Meta publikon raportin e “Heritage”
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka publikuar raportin e fondacionit botëror “Heritage” dhe shkruan se ‘Shqipëria ka rënë nëntë vende më poshtë në renditjen për lirinë ekonomike, krahasuar me një vit më parë’.
Sipas kreut të shtetit kjo “rrëshqitje e frikshme në pikiatë e lirisë ekonomike, është pasojë e drejtpërdrejtë e cenimit brutal të të drejtave të pronësisë dhe mosfunksionimit të sistemit gjyqësor”.
Kështu, ai e cilëson raportin thellësisht negativ.
“Konfirmon qëndrimet e vazhdueshme publike, që kam shprehur edhe me dekrete, në mbrojtje të konkurrencës së lirë”, shprehet kreu i shtetit nëpërmjet një postimi në Facebook.
Meta thekson është urgjente ç’kapja e shtetit, Kuvendit, qeverisë dhe e pushtetit gjyqësor nga oligarkët dhe interesat okulte.
Në fund të reagimit të tij, ai nënvizon se referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për të nxjerrë nga “intubimi” edhe lirinë ekonomike, krahas të gjitha lirive të tjera, që gëzojnë qytetarët në një vend plotësisht europian.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet