Listat e kandidatëve për deputetë, Yuri Kim takime me Ballën dhe Bardhin në Elbasan
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka shkuar sot në qytetin e Elbasanit për të zhvilluar disa takime me drejtuesit politik të PS-së dhe PS-së në këtë qark.
Mësohet se diplomatja amerikane do të zhvillojë takime veçmas me Taulant Ballën dhe Gazment Bardhin.
Kjo vizitë e Kim në Elbasan vjen fill pas zyrtarizimit të listave të kandidatëve për deputetë.
Por, gjithashtu në një qark, ku gara e 25 prillit pritet të jetë e fortë dhe ku në të shkuarën nuk kanë munguar tensionet.
Ambasadorja amerikane herë pas herë ka bërë thirrje që në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit të mos ketë persona të inkriminuar.
Ambasadorja ka theksuar se për listat e kandidatëve do t’u kërkohet llogari udhëheqësve të partive politike.
Nga ana tjetër, KQZ ka nisur punën për verifikimin e kandidatëve që ndodhen në listat e partive politike.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë