Solli në jetë fëmijën ndërsa ishte në intubim, 22-vjeçarja ndërron jetë nga COVID-19
Një 22-vjeçare në intubim prej 3 javësh, ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, pyetur nga Euronews Albania.
E reja S.K., nga Korça, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore ka lindur me operacion foshnjën e saj, në momentin që ajo ka qenë e intubuar.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.
22-vjeçarja ka ndërruar jetë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, apo siç quhet ndryshe COVID-2.
Infektimi me COVID i moshave të reja është një shqetësim i shprehur prej kohës nga mjekët në spitalet COVID, por jo në pak raste ka pasur edhe fatalitete.
Pak javë më parë një 17-vjeçar nga Elbasani, pa sëmundje të tjera shoqëruese humbi jetën pasi ishte infektuar me COVID-19, ndërsa disa ditë më parë një tjetër 22-vjeçare ndërroi jetë për shkak të virusit.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës