Rumania dhe Bullgaria në Schengen, nga e diela qytetarët lëvizin të lirë

29 Mars 2024 | 13:54

Rumania dhe Bullgaria do t’i bashkohen të dielën zonës Schengen. Lëvizja fillimisht do të zbatohet për udhëtarët që mbërrijnë në rrugë ajrore dhe detare.

Ndërsa sa i takon asaj tokësore, shteti anëtar Austria do të vijojë negociatat për nevojën e kontrolleve më të forta për qytetarët që vijnë nga 2 vendet.

Më herët Austria kishte bllokuar hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Schengen e shqetësuar nga emigracioni ilegal, por arriti një marrëveshje në parim me dy vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Schengeni ajror nuk të ndihmon, nuk është asgjë. Më parë duhej realizuar ai tokësor. Autoritetet duhet ta zgjidhin këtë. Ajri dhe deti nuk mjaftojnë”, thotë një qytetar.

“Mendoj se është diçka pozitive që të mos humbasim kohë në radhët e aeroporteve”, shprehet një tjetër.

Zona Schengen u ngrit në vitin 1985. Përpara aderimit të pjesshëm të Bullgarisë dhe Rumanisë, ajo përbëhej nga 23 nga 27 vendet anëtare, bashkë me Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtejnin.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026