Gjetjet e Barometrit| Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, më afër se qeveritë e tyre
Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë më afër/pranë njëri-tjetrit krahasuar me qeveritë e tyre.
Ky është rezultati që ka sjellë sondazhi i Barometrit në Euronews Albania. Këtë mendim e ndajnë 73% e shqiptarëve të Shqipërisë dhe 63% e shqiptarëve të Kosovës.
Sa i përket dy qeverive, shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë mendojnë se ato nuk janë afër/pranë njëra tjetrës. Vetëm 8.1% e shqiptarëve të Shqipërisë mendojnë se qeveritë e dy vendeve qëndrojnë afër njëra-tjetrës, ndërsa të njëjtin mendim ndajnë edhe 16.8% e shqiptarëve të Kosovës.
16% e shqiptarëve të Shqipërisë mendojnë se afërsia me qeveritë dhe qytetarët nuk kanë ndonjë dallim. 18.6% e shqiptarëve të Kosovës mendojnë se afërsia e qytetarëve të dy vendeve dhe afërsia mes dy qeverive nuk kanë ndonjë dallim. Një përqindje e vogël me 2.9% e qytetarëve të Shqipërisë dhe 1.6% e qytetarëve të Kosovës janë shprehur se nuk e dinë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet