Tiranë/ Vjehrra akuzon nusen se i ka vënë zjarrin banesës: U dogjën 10 mln lekë

29 Mars 2024 | 19:53

Një banesë private dyshohet se është përfshirë nga flakët në afërsi të ‘Shkollës së Bashkuar’ në Tiranë.

Banorja, në një intervistë për Euronews Albania, është shprehur se zjarri është i qëllimshëm dhe për këtë ka akuzuar nusen e djalit të saj.

Sipas saj kanë qenë bashkëpunëtorët e nuses së djalit që i kanë vënë zjarrin banesës.

Mes tjerash ajo theksoi se i janë djegur 10 milion lekë ndërsa nuk i ka shpëtuar asgjë nga orenditë.

“Unë nuk kam qenë në banesë. Punoj me burrë dhe fëmijë, nuk kemi as pension dhe as asgjë. Jemi 11 veta, kam dy invalidë. Unë them se e kanë vendosur bashkëpunëtorët e nuses djalit tim. Është në proces divorci. Në një kohë që sillet jashtë normave njerëzore. Ikën nëpër hotele. Më ka sjellë njerëz te lokali që punoj unë. Ka sjellë nesër te puna ime, më kanë thënë se do të vrasi. E kam denoncuar për prostitucion. Nusja jeton me ne. 10 milion lekë janë djegur.  Nuk ka ngel asgjë në shtëpi. E kemi blerë në 2003”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026