Berisha lideri më i pëlqyer në Kosovë/ Bushati: Ju jap 3 arsyet
Barometri në Euronews Albania për herë të parë ka sjellë edhe mendimin e qytetarëve të Kosovës në një sondazh për pëlqyeshmërinë e liderëve të politikës në Shqipëri.
Mes 1065 intervistave të realizuara ballë për ballë në Kosovë, ku janë pyetur 815 shqiptarë, 150 serbë dhe 100 persona nga komunitete të tjera, sa i përket pëlqyeshmërisë që ata kanë për liderët e politikës në Shqipëri, rezulton se përqindja më e madhe e tyre, pëlqejnë Sali Berishën (57.2 %).
Analisti Andi Bushati, në një intervistë për ‘Barometri’ në Euroneës Albania, tregoi se cilat janë arsyet që qytetarët në Kosovë pëlqejnë Berishën.
“3 arsyet do rendisja, e para është historia, kush ka parë në Kosovë ndryshimet demokratike, pa dyshim e lidh me emrin e Berishës, e dyta është përkatësia veriore e Berishës. E treta është fakti që kohët e fundit edhe për interesa ekzkluzivisht të veta, Berisha i është kundërvënë disa projekteve jo të mira për Kosovën, që nga ndarja e Kosovës e deri në fund te Ballkani i Hapur. Kjo lloj prezence edhe të ndan dhe të jep fansa mbështetës”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 13:56 Procesioni mortor i Khameneit kalon në Irak, mijëra persona marrin pjesë
- 13:40 4 aleatë të NATO-s do të porosisin raketa mbrojtëse ajrore nga prodhuesi amerikan për të mbështetur Ukrainën
- 13:30 Barcelona heq asfaltin për t’i rikthyer hapësirat natyrës dhe për t’iu përshtatur valëve të të nxehtit
- 13:26 Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 13:25 Belgjika arrin në çerekfinale, por Kupa e Botës ka mbaruar për mesfushorin Onana
- 13:15 Mrekulli nën rrënoja në Venezuelë, nëna dhe fëmijët nxirren të gjallë 11 ditë pas tërmetit