EMRI| I akuzuar për ‘tentativë vrasje’, arrestohet 19-vjeçari i armatosur në Kurbin

30 Mars 2024 | 11:08

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Kurbin, pasi lëvizte me armë me vete në automjetin e tij.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se 19-vjeçari i arrestuar është shtetasi Paulor Noka, i cili ishte i shpallur më herët në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Më datë 25.03.2023, në Kurbin, ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasve K. N dhe E. N.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin-Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”.

Operacioni, nga Policia e Kurbinit, me mbështetje të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Qarkullonte i armatosur dhe tentoni t’iu largohej shërbimeve të Policisë, pas ndjekjes dhe ndërhyrjes profesionale, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari Paulor Noka i kërkuar për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

Në momentin e kapjes, Policia i gjeti 19-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë Shkodër (FKS), në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas i kërkuar qarkullonte në qytetin e Mamurrasit dhe dyshohej se ishte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Lokalizimi”.

Shtetasi në kërkim, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi.

Falë ndjekjes dhe ndërhyrjes profesionale, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin P. N., 19 vjeç, banues në Mamurras.

Në momentin e kapjes së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e tij, 1 armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak, që i posedonte 19-vjeçari.

Shtetasi P. N. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më datë 25.03.2023, në Kurbin, shtetasi P. N. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të baneses së shtetasve K. N dhe E. N.

Në vijim të veprimeve procedurale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, municioni luftarak, automjeti me të cilin lëvizte ky shtetas dhe një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026