Tokë dhe hotel, konfiskohen pasuritë e të dënuarit për vrasje në tentativë
Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka vendosur këtë të premte konfiskimin e pasurive të shtetasit Gëzim Cafi.
Cafi rezulton një person i të dënuar nga gjykata speciale për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Pasuritë e konfiskuara përfshijnë një truall me sipërfaqe 900 m2, në emër të shtetases të lidhur me të, Violeta Cafi.
Gjithahstu u sekuestrua dhe një hotel 3-katësh, i cili përfshinte dhe një bar-restorant në zonën e Shkodrës.
NJOFTIMI I SPAK
Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është kujdesur që në fokus të saj të jetë edhe identifikimi, sekuestrimi, dhe konfiskimi i pasurive, që dyshohet se rrjedhin nga krimi.
Në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër terrorizimit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, Prokuroria e Posaçme, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesën për konfiskimin e pasurive të subjektit Gëzim Cafi, i deklaruar fajtor, me vendimin nr. 44, datë 26.09.2005, të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenent 78, 22, 25 dhe 278/2, të Kodit Penal, dhe personave të lidhur.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.9, datë 22.06.2023, ndër të tjera, ka vendosur konfiskimin e pasurive të paluajtshme, si më poshtë:
Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 900 m2, e cila ndodhet në Shkodër, në emër të personit të lidhur me subjektin/shtetases Violeta Cafi;
Objekti tre katësh, me një sipërfaqe ndërtimi në total 900 m2, me destinacion Bar -Restorant – Hotel, i cili ndodhet në Shkodër, në emër të personit të lidhur me subjektin/shtetases Violeta Cafi.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë