Përplasi për vdekje këmbësorin në Fier, arrestohet drejtuesi 55-vjeçar i makinës
Një 55-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e Policisë, pasi gjatë drejtimit të automjetit ka përplasur për vdekje një këmbësor 85-vjeçar.
Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Fier-Në vijim të informacioneve të dhëna mbrëmjen e djeshme, për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, ku humbi jetën këmbësori, shtetasi H. S., 85 vjeç, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që dyshohet se ka aksidentuar 85-vjeçarin, shtetasin A. F., 55 vjeç, banues në Fier.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër