8 persona të vrarë dhe 8 të plagosur në një sulm të armatosur në Ekuador
Tetë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një sulm nga njerëz të armatosur ndaj një grupi njerëzish në qytetin bregdetar ekuadorian të Guayaquil, njoftoi sot Ministria e Brendshme.
Dëshmitarët thanë se burra të armatosur mbërritën në një automjet dhe hapën zjarr, raportoi AP.
Siç thuhet nga Ministria, dy persona kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa gjashtë më pas kanë ndërruar jetë në qendrën shëndetësore për shkak të lëndimeve të rënda.
Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Kjo është vrasja e dytë masive në Ekuador në ditët e fundit, pasi pesë persona u vranë nga anëtarë të armatosur të bandës në provincën bregdetare të Manabi të premten.
Ata rrëmbyen 11 persona, mes tyre pesë të mitur.
Policia shpëtoi gjashtë persona dhe të mitur dhe dy të dyshuar u arrestuan.
Policia tha se kishte indikacione se viktimat ishin turistë të bllokuar gabimisht në një mosmarrëveshje lokale për trafikun e drogës.
Ekuador dikur konsiderohej një bastion i paqes në Amerikën Latine, por vitet e fundit ka pasur një rritje të sulmeve të dhunshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë