Vritet në atentat kryebashkiaku në Meksikë, shpëton i biri i mitur 14-vjeçar

1 Prill 2024 | 11:14

Një kryebashkiak në Meksikë u qëllua për vdekje teksa po darkonte në një restorant në Morelia, kryeqyteti i shtetit perëndimor Michoacan.

Guillermo Torres, 39 vjeç dhe djali i tij 14-vjeçar ranë pre e atentatit mbrëmjen e ditës së shtunë, tha zyra e prokurorit në një deklaratë.

Djali i mitur arriti t’i mbijetonte breshërisë së plumbave.

Torres u zgjodh kryebashkiak i komunës Churumuco të Michoacan si anëtar i Partisë Revolucionare Institucionale në vitin 2022, por së fundmi u largua nga partia dhe shprehu publikisht simpati për Morenën në pushtet, sipas mediave lokale.

Torres është politikani i fundit që u vra në Meksikë në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2 qershorit, në të cilat do të votohen 20,000 poste lokale dhe federale dhe i gjithë Kongresi.

Dy kandidatë të tjerë për kryetar bashkie u vranë më 26 shkurt: Miguel Angel Zavala Reyes dhe Armando Perez Luna nga Morena dhe Partia e Veprimit Kombëtar, respektivisht.

Nga 4 qershori 2023 deri më 26 mars të këtij viti, 50 persona janë vrarë në “episode të dhunës elektorale”, 26 prej tyre kandidatë që synojnë poste të larta publike.

Shteti Michoacan, rajoni kryesor i prodhimit të avokados në Meksikë, është shmdërruar në një skenë luftimesh të ashpra midis grupeve të krimit të organizuar, duke përfshirë kartelin e fuqishëm të Gjeneratës së Re “Jalisco”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026