Shqipëria në NATO, Basha: Presidenti Bush faktori kyç që mundësoi anëtarësimin

1 Prill 2024 | 12:49

Kreu i PD, Lulzim Basha në ditën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO zhvilloi një bashkëbisedim lidhur me kujtimet e tij nga ajo ditë si ministër i Jashtëm.

Basha tha mes të tjerash se presidenti Bush ka qenë faktor kyç që mundësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

“Presidenti Bush ka qenë faktor që mundësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, pa diskutim. Le të themi, Amerika në tërësi, por presidenti Bush më shumë sesa thjesht lideri i Amerikës, që ishte si të them më shumë një interes personal për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Dhe këtu dua të them diçka se po flisnim për komunikimin e drejtpërdrejtë. Takimi i parë me përfaqësuesen e SHBA-së në Bruksel, ambasadoren e SHBA-së në NATO. Takimi i parë ishte, dita ime e 5 apo e 6 pas betimit si ministër i Jashtëm. Sa u ulëm në takim më thotë, po të bëhet sot vota në Këshillin e Atlantikut të Veriut, merrni një gjysmë vote. I thashë unë nuk e dija që votat ndaheshin përgjysmë. Nuk ndahen më tha, po e them në mënyrë figurative, vota ime e simpatisë, e mbështetjes, e dëshirës për ta parë Shqipërinë në NATO, po përndryshe të gjithë vendet e tjera nuk i keni pro, sepse keni shumë punë për të bërë. Domethënë ishte fjalia e katërt ose e pestë pas prezantimit e drejtpërdrejtë. Pa u përpjekur fare ta ëmbëlsonte lajmin jo të mirë. Bëhet fjalë për majin e 2007-ës. Kuptohet që ishte një farë ankthi, jo paniku, si me thënë një stimul që kësaj duhet t’i futeni me kokë, sepse samiti i Bukureshtit ishte më pak se një vit nga ky moment, ishte në prill të 2008-ës. Iu futëm punës, me kompleksitetet e veta, me shumë kundërshti, siç më paralajmëruan amerikanët. Por kur po i afroheshim finishit, ndërkohë që kishte akoma përpjekje për të na futur shkopinj nën rrota. Njerëz që nuk e donin, Shqipëria nuk është gati. Kroacia është gati, Shqipëria nuk është gati, madje edhe Maqedonia nuk është gati, por Shqipëria nuk është gati. Në këtë moment lidershipi amerikan doli hapur, doli mbi sipërfaqe. E mbaj mend që nga njëra anë “hë se këta shqiptarët s’janë gati, nga ana tjetër e njëjta përfaqësuese e SHBA-së më thoshte, isha me presidentin po shkonim më duket në Afganistan, isha në avionin presidencial Air Force One dhe më pyeti: “si i kam shqiptarët e mi”. “Si i kam shqiptarët e mi”, shumë domethënëse”, kujtoi Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026