A i ka BE-ja kapacitetet e duhura për t’u përballur me sfidat e sigurisë?

1 Prill 2024 | 14:56

15 vjet kanë kaluar që nga përditësimi i fundit i Traktatit të Bashkimit Evropian. Pasi hyri në fuqi në 2009-n, Traktati i Lisbonës sqaroi ndarjen e pushteteve mes Unionit dhe vendeve anëtare. Që prej atëherë, disa prej tyre kanë bërë thirrje që traktati të ndryshojë përpara zgjerimit të bllokut.

“BE duhet të bëhet imun ndaj së ardhmes. Duhet të bëhet më aktiv dhe duhet të ketë më shumë kapacitete, sidomos tani që do të rritet”.

Reformat institucionale do të synojnë gjithashtu ndërtimin e kapaciteteve të BE-së për t’iu përgjigjur sfidave aktuale.

Maria João Rodrigues, nga Fondacioni për Studimet e Avancuara Evropiane deklaron:

“Kemi përpara një kontekst ndërkombëtar ndryshe. Evropa duhet të rrisë kapacitetet e saj për t’u vetëmbrojtur dhe për të mbështetur Ukrainën”.

Ndaj, Parlamenti Evropian, që në fund të nëntorit dha dritën e gjelbër për propozimet për reformimin e traktateve të Unionit, sugjeron krijimin e një blloku mbrojtës me kapacitete ushtarake.

Ekspertët argumentojnë se mbrojtja e sundimit të ligjit dhe legjitimitetit demokratik të BE-së mund të forcohen gjithashtu.

“Një nga dobësitë më të mëdha që Bashkimi Evropian ka pasur në vitet e fundit ka qenë ajo se nuk ka mundur të mbrojë sundimin e ligjit në shtetet anëtare”, tha ekspertja Daniela Schwarzer.

Ekspertët rekomandojnë rritjen buxhetore dhe përmirësimin e nenit të shtatë të Traktatit të BE-së, që lejon pezullimin e se drejtës së votimit të një shteti anëtar në Këshillin Evropian, në rast mospërputhjeje me vlerat themelore. I nxitur për t’u aplikuar ndaj Polonisë dhe Hungarisë, neni numër 7 nuk ka pasur sukses në zbatimin e tij.

Tranzicionet digjitale dhe energjetike, lufta ndaj ndryshimeve të klimës dhe krizat shëndetësore janë të gjitha sfida globale që kërkojnë aftësi për të reaguar.

“Evropa duhet të luajë një rol kyç në përmirësimin e qeverisjes globale kur bëhet fjalë për ndryshimet e klimës”,  tha Maria João Rodrigues.

Kur bëhet fjalë për energjinë, ekspertët dhe ligjvënësit evropianë propozojnë krijimin e një unioni energjetik evropian të integruar, për të garantuar stabilitet në furnizim.

Gjithashtu ka thirrje për rritje të kompetencave të BE-së për të siguruar akses të drejtë në sistemin shëndetësor brenda Unionit, apo për të kryer prokurime të përbashkëta vaksinash.

Por kundërshtarët e këtyre reformave të propozuara besojnë se këto kompetenca u takojnë vendeve anëtare, shumë prej të cilave kërkojnë më shumë sovranitet kombëtar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026