Të huajt “pushtojnë” Vlorën/ Moti me diell bëri që turistët të lahen në det

1 Prill 2024 | 16:01

Vlora mbetet një ndër qytetet më të preferuara të Shqipërisë për të pushuar në çdo stinë të vitit. Duke filluar prej 10-ditëshit të fundit të muajit Mars, qyteti bregdetar ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh, favorizuar nga klima e qëndrueshme dhe temperaturat të cilat shkojnë deri në 27 gradë.

“Nga Tirana, ne na pëlqen e gjejmë veten mirë edhe në Vlorë dhe në Sarandë, por Vlora është më afër është sistemuar”

Veç vizitorëve vendas, në Vlorë ka dhe një dyndje të turistëve të huaj, nga disa vende të botës.

“Po na pëlqen, sapo kemi ardhur është dita jonë e parë këtu, jemi nga Rusia”

“Po është shumë bukur këtu, vijmë nga Kolumbia”

“Jemi nga Polonia, Vlora është më e mira, ne ishim në Sarandë, sot në Vlorë nesër do të shkojmë në Durrës, Shqipëria është më e mira”

Shumë turistë shprehen se bregdeti i Vlorës do  të ishte ideal për në verë, ndërsa dhe këtë fillim prilli nuk  kanë rezistuar dhe janë larë në det.

“Ne do të marrim pak rreze dielli dhe të shijojmë motin e mirë, këtu ka restorante përpara detit shumë afër qendrës së qytetit, mendoj se në verë do të jetë një vend mjaft i këndshëm për të qenë këtu, vijmë nga Kolumbia ”

“Më pëlqen më shumë ana e detit, është shumë bukur nuk e kisha menduar, koha e verës është shumë më e mirë, ka dhe lokale të bukura, ja vlen të vish këtu”

“Është hera ime e parë këtu, është shumë bukur shumë lezetshëm”

Për disa Vlora është kthyer në një shtëpi të dytë.

“Ne kemi blerë shtëpi këtu”

Aktualisht, turistët e akomoduar përgjatë vijës bregdetar janë në shifra më të larta krahasuar me një vite më parë, ndërkohë që prenotimet për sezonit veror kanë arritur deri në fazën e 60% të kapaciteteve duke parashikuar një sezon të suksesshëm.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026