Hamilton kujton vjedhjen e titullit 3 vite më parë
Hamilton kthehet pas në kohë dhe thotë se i dhemb ende titulli i “vjedhur” në vitin 2021, kur Max Verstappen u shpall Kampion i Botës në rrethana të çuditshme.
Gjatë garës së fundit në Abu Dhabi, Hamilton po kryesonte ndaj Verstappen, por një sërë eventesh, përfshi një dalje jokorrekte nga “safety car” lejuan Drejtorin e Garës, Michael Masi (që më pas u shkarkua) ti jepte të drejtë hollandezit të parakalonte britanikun në xhiron e fundit. “A ndihem i vjedhur? Natyrisht,” – iu përgjigj Hamilton pyetjes nga “GQ” këtë javë. “Ju e dini historinë”-vazhdoi ai.
Por anglezi sot është i qetë pasi i mjaftoi që në atë moment kishte mbështetjen e babait të tij me të cilin ka kaluar të gjitha oshilacionet e karrierës dhe jetës. Lewis vlerëson që në ditën më të keqe të karrierës, babai i tij ishte atje duke e suportuar të largohej me kokën lart nga cirkuiti.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në