Benito Musolini në Mokër, “Duçja” qëndroi disa ditë në fshatin Zemçë në 1941
Studiuesi i njohur pogradecar Ledjan Zeqollari ka siguruar dy foto të Benito Musolinit gjatë vizitës në fshatin Zemçë të Mokrës, gjatë frontit të luftës Italo-greke në vitin 1941.
Sipas historianit, diktatori italian në Mars të 41-shit ka vizituar pothuajse gjithë forcat e ushtrisë italiane të përqendruara në luftën greke nga Ohri deri në Himarë.
“Vizita e Benito Musolinit u bë në kuadër të luftës Italo-greke gjatë luftës së dytë botërore. U bë kryesisht për inspektimin e frontit Italo-grek. Deri në atë periudhë punët nuk po shkonin mirë përsa i përket raportit të luftimeve për ushtrinë italiane, kishte mjaft humbje dhe në 2 Mars të vitit 1941 vet Benito Musolini e inspektoi këtë front, me qëllimin e vetëm për të ngritur moralin e ushtrisë italiane. Këtë ne e gjejmë te faktuar në dy foto të cilët unë i kam siguruar , të cilat dëshmojnë vizitën e Musolinit në 18 Mars 1941 në fshatin Zëmçë”,-tha Ledjan Zeqollari, historian.
Reshat Isallari, banor i fshatit Zemçë tregon se forcat italiane që ndodheshin në fshatin e tij i kanë kërkuar familjes Isallari të lironte banesën e tyre për disa ditë pasi aty do të qëndronte Benito Musolini.
Reshat Isallari, banor i fshatit Zemçë
“Në Mars të 41 ka ardhur një kompani ushtarësh në familjen tonë dhe u ka thënë familjes, ishte një shtëpi dykatëshe, i ka thënë se do largoheshin për disa muaj sepse do vendosemi neve këtu. Pas një jave erdhi Musolini dhe një dhomë e kanë rregulluar për të. E rregulluan vet italianët. Sot kjo banesë nuk ekziston, është prishur në vitet 1975”
Studiuesi Ledjan Zeqollari bën me dije se vizita e Musolinit në Mokër dhe në Lin ka zgjatur afro 20 ditë.
LEXONI GJITHASHTU:
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)