Ashpërsohet fushata, Rama sulme personale ndaj kundërshtarëve politikë
Pas prezantimit të kandidatëve, gjuha politike është ashpërsuar. Kryeministri Rama, duke prezantuar kandidatët socialistë, ka zgjedhur të denigrojë edhe rivalët përkatës të tyre, nga Partia Demokratike dhe LSI
“Këtë e njihni është Ludoviku. Ludoviku i filmit që do hidhte një lugë çorbë të prishur dhe pastaj gjithë jetën mbeti demokratikas”, u shpreh Rama referuar kandidatit për deputet të Partisë Demokratike Tomor Alizoti.
“Këtu ka dalë me flamurin amerikan edhe me atë partinë që e mban në garazh. Nuk e ka nxjerrë asnjë ditë nga garazhi partinë. E mban në garazh atje si ato makinat autobomba”, tha Rama, referuar kreun të Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka.
Ai kritikoi ehde kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi teksa ironizoi garën e saj në Elbasan përballë ministres së Arsimit, Evis Kushi.
“Me kë fiton Elbasani me arsimin apo me filxhanin”, u shpreh Rama.
Nuk ka mbetur jashtë sulmit edhe presidentit Meta, të cilin Rama publikisht e ka cilësuar si një “armik të reformës në drejtësi”.
“ Me kë fiton drejtësia? Mos më thoni se ky nuk është deputetë, por ky është krye deputeti. Etja e vazhdueshme e çon në ngulçime të vazhdueshme për ta ndalur drejtësinë e re”, shtoi kryeministri.
Të pranishëm përmes platformave online, kryeministri kërkoi nga skuadra e PS angazhim maksimal për zgjedhjet e 25 prillit.
“Vraponi pa pushim, pasojeni topin sa më shumë tek njëri-tjetri. Të gjithë në sulm për Shqipërinë e të ardhmes se bashku me qytetarët.Të gjithë në mbrojtje të arritjeve të përbashkëta përballë atyre që kudo ku shfaqen kërkojnë një shesh për të bërë përshesh”, theksoi Rama.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi