Kthehen listat e katër partive, KQZ u kërkon të korrigjojnë dokumentacionin e kandidatëve

10 Mars 2021 | 15:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kthyer sot për korrigjim dokumentacionet e listave shumë-emërore të katër prej partive që janë regjistruar në këto zgjedhje.

Pas shqyrtimit të projekt-vendimeve dhe dokumentacioneve, Komisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi vendosi kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listave të partive: Lëvizja e Re, Aleanca Demokracia e Re, Lëvizja për Ndryshim dhe Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha tha se “bëhet fjalë për mangësi burokratike” në lidhje me “kredencialet e kandidatëve, si CV-të apo dokumente shoqëruese”.

“Në listën e partisë së Z. Murrizi […] është kërkuar rishikim pasi në disa qarqe ishin harruar emrat apo mbiemrat e kandidatëve, gjëra krejtësisht burokratike këto,” – tha gazetari Hoxha, i cili kujtoi se partitë kanë 48 orë kohë për të plotësuar mangësitë.

Në mbledhjen e ardhshme të KQZ-së pritet të diskutohet përfundimisht interpretimi për të ashtuquajturat lista rezervë. Edhe pse Kuvendi përbehet nga 140 deputetë, në listën e kandidatëve për deputetë, më parë lejohej të kandidoheshin deri në 177 emra për 12 qarqe, mirëpo në një interpretim të fundit kjo është reduktuar në 153.

“Në Kodin Zgjedhor thuhet se përtej çdo numri të mandateve për çdo qark shtohen dy kandidatë rezervë por që [numri i përgjithshëm] duhet të jetë i pjestueshëm me tre,” – shtoi gazetari Hoxha duke theksuar se kjo pjesë mbetet “pikë nevralgjike”.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve , Ilirijan Celibashi ka paralajmëruar një vendim, i cili shkon më së shumti për Partinë Demokratike, në listën e kandidatëve për deputetë të së cilës rreshtohen 213 emra.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026